Insajderi
Lajme

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Insajderi
19 March 2026 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në rrugën afër hyrjes së spitalit të qytetit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi teksa shtoi se viktima me inicialet Sh. R. ka pësuar lëndime trupore, mirëpo fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më datën 19.03.2026, rreth orës 13:31, është raportuar një aksident trafiku në rrugën afër hyrjes së spitalit në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë, këmbësori Sh. R., mashkull rreth 82-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark