Insajderi
Lajme

Vetura godet për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë

Insajderi
09 February 2026 - 12:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura godet për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Policia njofton se një automjet ka përplasur për vdekje një 72-vjeçar, derisa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

“Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, një këmbësor që si pasojë ka humbur jetën. Informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit. Informojmë se u identifikua këmbësori që humbi jetën, shtetasi E. Gj., 72 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave te aksidentit”, njofton policia, raporton A2


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark