Insajderi
Lajme

Vetura godet për vdekje një 75-vjeçar në Kopiliq të Skenderajt

Insajderi
04 December 2024 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura godet për vdekje një 75-vjeçar në Kopiliq të Skenderajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një veturë ka goditur për vdekje një person të moshës 75-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar  në  fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë  përfshirë  një  veturë dhe një  këmbësor, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara  ka humbur  jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar”, ka thënë ai.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në konfirmim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark