Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja.
Shoferi që ka goditur vajzat me veturën e tipit Audi 80 me targat 01-816-// ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Nga mediat janë siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.
Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që të njëjti nuk kanë pasur ende informacione.
Insajderi do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.