Thuhet se veturat që nuk kanë nevojë për shoferë janë e ardhmja e transportit rrugor. Por, kush është në pozitën më të mirë për t’i prodhuar? A ka të tilla vetura në rrugë aktualisht dhe sa jemi larg për të pasur transport vetëm me të tilla vetura?
Veturat pa shoferë tashmë janë në rrugë. Këto janë vetura që po testohen në pilot programe të ndryshme, dhe ato po tregojnë që funksionojnë mirë në mes të veturave që drejtohen nga njerëzit. Por, ato ende nuk janë të gatshme të dalin në rrugë pa mbikëqyrje të një pasagjeri
Kush po i prodhon këto vetura? Shkurtimisht: të gjithë. Google kishte filluar fillimisht para tetë viteve për të punuar në këtë teknologji, por tash Uber, Baidu e Kinës dhe edhe Apple – nëse besoni thashethemet e fundit – janë duke punuar në këtë drejtim, shkruan The Guardian.
Edhe Tesla nuk po qëndron duarkryq. Ndërsa edhe Audi, BMË, Volvo, Daimler e të tjerë po tentojnë të japin zgjidhje.
Çfarë vetura dëshirojnë të prodhojnë? Veturat pa shoferë mund të vijnë në disa forma. Por, shumica e tyre mendohet të bëhen të ngjashme me veturat që ne i kemi aktualisht. Por, Google po tenton të prodhojë vetura të vogla dhe kompakte. Ose, në vetura më të mëdha, dhe pa atë ulësen e shoferit. Pra dëshirojnë të bëjnë atë si një dhomë ndeje.
Ku po i bëjnë testet? Google për shembull i teston ato në Amerikë, në shtetet si Florida, Michigan, Califronia.
Ndërsa Uber teston ato në Pittsbourg.
Kur do të mund të kemi një të tillë? Shumë ekspertë besojnë se një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë para vitit 2030. Deri më tani nuk ka një veturë të tillë në treg./Insajderi.com