Insajderi
Lajme

Vetura përfshihet nga zjarri në oborrin e një shkolle në Istog

Insajderi
24 October 2025 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetura përfshihet nga zjarri në oborrin e një shkolle në Istog
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në oborrin e një shkolle në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45.

“Policia është njoftuar se është djegur një veturë në oborrin e një shkolle në fshatin Gurrakoc-Istog. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.

Ai shtoi se policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe se aktualisht po pritet raporti i ekspertit të zjarreve për të përcaktuar shkakun e incidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark