Gjiganti japonez i tregtisë online, Rakuten, është kompania më e fundit e cila vjen në mbështetje të emigrantëve të prekur nga urdhri ekzekutiv i Donald Trump i cili ndalon hyrjen e udhëtarë në shtatë vende me shumicë myslimane.
CEO i Rakuten reagoi nëpërmjet rrjetit social Twitter duke shprehur zhgënjimin e tij. Më pas ai tha se aplikacioni Viber, në pronësi të Rakuten që prej 2016-tës, do të ofrojë falas thirrjet ndërkombëtare nga ShBA-ja drejt shtatë shteteve të prekura.
Themeluar në 2010-ën, Viber është një aplikacion komunikimi i stilit të WhatsApp përdorur nga 800 milion përdorues në mbarë botën.
Ndryshe nga WhatsApp, me anë të Viber mund të kryeni thirrje normale telefonike drejt numrave mobil dhe fiks.
Reagimet nga bota e teknologjisë ndaj urdhrit të Trump ka qenë të shumta dhe konkretisht nga Amazon, Apple, Facebook, Google, Microsoft, Netflix, Twitter dhe Uber.
Google ka premtuar 4 milion dollar për organizatat të cilat mbështetin emigrantët. Airbnb ka premtuar akomodim falas të përkohshëm.