Plot 22 vite me njëri-tjetrin, por asgjë s’ka ndryshuar për David dhe Victoria Beckham.
Dyshja e ruan mjaft mirë formën e dikurshme, e për këtë, cilësohet si një nga çiftet më të pëlqyer nga yjet botërore. Këtë ditë të veçantë, David dhe Victoria e kanë uruar me dy postime tepër të veçanta në rrjetet e tyre sociale.
Victoria ka publikuar një video me momentet më të bukura të çiftit ndër vite, e në fund, shfaqen duke kërcyer në festën e madhe të ditëlindjes së djalit të tyre. Me postimet e herë pas hershme që bëjnë, David dhe Victoria, rikonfirmojnë se lidhja e tyre është tepër e fuqishme.
Ata u martuan më 4 korrik të vitit 1999. David asokohe ishte një lojtar mjaft i njohur në Angli, por jo vetëm, e Victoria një këngëtare profesioniste. Në fillim u mendua se mes tyre kishte vetëm një flirt, por shpejt u kthye në një lidhje të fortë, që sot, kanë 4 fëmijë dhe një jetë të mbushur plot lumturi.