Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, tashmë ka filluar takimet zyrtare në Prishtinë.
Ajo ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillon takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Pas takimit me të parin e shtetit, Nuland do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veselii për të vazhduar me kryeministrin Isa Mustafa. Po ashtu, ajo do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic.
Një ndër temat kyçe që zyrtarja e lartë amerikane do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend, është zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, që është dhe një prej kritereve të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.