Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, teksa maltretojnë një paciente.
Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e njërës prej infermiereve të dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.
Siç raporton Kanal10 , i arrestuari kishte hyrë në objektin e qendrës për të kërkuar llogari për gjithçka që ka ndodhur.