×
Insajderi / Insajderi

VIDEO/ “Bon kujdes, ty duhet me te qu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

Insajderi
05 June 2023 - 21:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është marr vëmendja për një lidhe diretke që moderatori e transmetoi e që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell Insajderi.

Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisioni.

Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘. E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je duke e udhëheqë emisionin se Kurtin”.

“Ju me keni ftuar në studio, për befasi të tilla është mirë që të dakordohemi paraprakisht. Nëse ki interesim me me pas prapë në studo bëj kujdes” i tha Haradinaj.

Me pas, moderatori i kërkoi falje kreut të AAK’s për ndërprerjen.

“Ju kërkoj ndjesë z.Haradinaj”, tha Panduri.

@insajderiofficial #fyp #viralvideo #fy #ramushharadinaj ♬ original sound – GazetaInsajderi

Mimenti: minuta 5:40

/Insajderi.org/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark