VIDEO/ “Brabus” dhe “Ferrari”, policia godet “të fortët” me gjoba - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ “Brabus” dhe “Ferrari”, policia godet “të fortët” me gjoba

    Insajderi
    28 March 2022 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë gjatë javës së shkuar për të ndëshkuar drejtuesit e makinave që kryejne shkelje të rregullave të qarkullimit. Duket se synimi i policisë kanë qenë makinat e shtrenjta pas ankesave të vazhdueshme me argumentin se gjobisin vetëm “ të këputurit”.

    Mësohet se gjatë javës së shkuar janë hequr 115 patenhta dhe janë vendosur 6 932 gjoba, me një mesatare 990 gjoba në ditë.

    Ky është një nivel shumë i lartë gjobash, i cili vjen në një moment kur policia ka vënë rregullin e bllokimit të makinës nëse gjoba nuk paguhet brenda muajit.

    Po ashtu, mssohet se janë bllokuar 10 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

    Ndërkohë, raportohet se janë tërhequr 32 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 12 palë targa të skaduara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark