
Një konflikt ka ndodhur para disa orësh në parkingun e një biznesi në Podujevë.
Aty u përdorën edhe armët, ku dyshohet se një person mbeti i plagosur.
Pas marrjes nën kontroll të situatës nga Policia e Kosovës, i plagosuri përmes autoambulancës u dërgua në Emergjencë.
Mirëpo, sipas dëshmitarëve të përfshirët në këtë konflikt dyshohet se kanë krijuar probleme edhe në emergjencë.
Në objektin e emergjencës kanë arritur forca të mëdha policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll, shkruan mediat lokale.
Deri më tani nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga Policia, mirëpo ekipet policore ende gjenden në parkingun ku dyshohet se ndodhi plagosja.
Gjithashtu, ekipe policore janë vendosur edhe në objektin e Emergjencës.