Një turist rus thuajse i zhveshur, është filmuar duke luftuar me gjashtë policë në një ishull të njohur piktoresk në Tajlandë.
Në pamjet shokuese të publikuara në rrjet nga resorti i famshëm tajlandez, Phuket, turisti i çekuilibruar shihet që lufton policët që kërkojnë të flasin me të, ndërsa shkaku i mosmarrëveshjes apo gjendja e shëndetit të tij mendor, mbeten të paditura.
Mediat shkruanin se ‘në vend që vizitorët të shijojnë plazhet me diel dhe klimën tropikale, disa prej tyre janë më të interesuar të përleshen me policinë lokale’ tajlandeze.
Një grua e një fëmijë duket që janë më burrin në fjalë, teksa një prej fëmijëve qan pa u ndaluar nga pamjet e dhunës që sheh.
Семь тайских полицейских не смогли заломать одного русскоговорящего туриста, который орал на них и дрался в придуманном самим собой стиле единоборств
— 🇵🇱Zły niedźwiedź🇺🇦 (@RomanKLGD) December 11, 2024
Как выяснил SHOT, агрессивный мужик в трусах устроил "кунг-фу разборки" возле отеля в районе Карон. pic.twitter.com/bz17jTPs7L