Insajderi
Lajme

Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë

Insajderi
15 September 2026 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Video e rrallë: Thaçi, Veseli, Limaj e të tjerët bashkë si kurrë më parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e rrallë e vitit 1999, e cila rikthen pamje nga ditët e luftës së Kosovës, shfaq bashkë disa prej figurave të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pamjet, të realizuara në një ambient të mbyllur, shihen bashkë disa prej drejtuesve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, mes tyre Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Fatmir Limaj, ndërsa në tavolinë ndodhen edhe bashkëluftëtarë të tjerë.

Pamjet sjellin një moment të rrallë ku disa prej figurave që udhëhoqën UÇK-në shihen së bashku, në një periudhë kur lufta në Kosovë ishte ende në zhvillim.

Rikthimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur në Hagë pritet vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark