VIDEO/ “Fillimisht unë, pastaj ajo”, Hakimi është në hall me gruan pasi ai festoi me nënën – Insajderi
×
Botërori 2022

VIDEO/ “Fillimisht unë, pastaj ajo”, Hakimi është në hall me gruan pasi ai festoi me nënën

Insajderi
13 December 2022 - 11:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marokenët deri më tani i kanë festuar fitoret e tyre kryesisht me familjet e tyre dhe në plan të parë ishin nënat. Ata treguan respekt të madh me puthje në ballë, ashtu si gjithë ekipi dhe Hakimi pas çdo ndeshje i afrohej nënës dhe e falënderonte me këtë gjest.

Tani është shfaqur një video në të cilën shihet gruaja e tij Hiba Abouk duke i dhënë leksione, duke i shpjeguar me inat Hakimit se ai duhet të vinte i pari tek ajo dhe të mos shkonte çdo herë tek e ëma.

Zonja ia ka shpjeguar gjithçka bukur, ndërsa pranë tij ishte shoku i skuadrës Hakim Ziyech, i cili qeshte.

Në rast të fitores ndaj Francës të mërkurën mbrëma, Hakimi do të ketë një shans, nëse nuk e bën, ai do të jetë në telashe të mëdha nga gruaja e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark