×
Botërori 2022

Shefki Kuqi tregon sa mijëra euro ia kishte kërkuar FSHF-ja për t’iu bashkuar Shqipërisë

Insajderi
07 December 2022 - 23:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ish-futbollisti i njohur, Shefki Kuqi, tha se kishte dëshirë që të luante për Shqipërinë.

Ai tha se para se të zgjedhte Finlandën kishte tentuar të luante për Shqipërinë por që sipas tij Federata Shqiptare e Futbollit ia kishte kërkuar 100-200 mijë euro për të luajtur për ta.

“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kshtu. Është shumë vështirë me ia përshkru ni njeri që nuk e ka përjetu atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentu me shku te Shqipëria. Është dasht me dhanë lekë për me lu në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën. Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”, tha Kuqi për emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark