I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Ferizaj, deklaroi se në Qeverinë e tyre, kanë plan për central të pastër me Gaz.
Abdixhiku ka publikuar pamje madhështore nga tubimi që u organizua në Ferizaj.
Sipas tij, ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj, në vlerë prej 500 milionë euro.
‘’Për Ferizajin, kemi lajmin e mirë. Në Qeverinë tonë, kemi plan për central të pastër me Gaz, dhe ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj. 500 milion euro investime për stabilitet energjetik për 50 vitet e ardhshme, këtu, në qytetin tuaj, në Ferizajin tonë’’, deklaroi Abdixhiku.