Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin me gaz në Ferizaj

Insajderi
23 November 2024 - 21:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin me gaz në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, nga ‘Turneu i Ndryshimit’, i cili po mbahet në Ferizaj, deklaroi se në Qeverinë e tyre, kanë plan për central të pastër me Gaz.

Sipas tij, ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj, në vlerë prej 500 milionë euro.

‘’Për Ferizajin, kemi lajmin e mirë. Në Qeverinë tonë, kemi plan për central të pastër me Gaz, dhe ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj. 500 milion euro investime për stabilitet energjetik për 50 vitet e ardhshme, këtu, në qytetin tuaj, në Ferizajin tonë’’, deklaroi Abdixhiku.

‘Rruga e Re’, kryetari i LDK-së thotë se ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet dhe 5% rritje ekonomike.

‘’Për ndërmarrësit tanë, ata që bëjnë vet ekonominë, kemi shtetin që nuk iu shfaqet si frikë, por një shtet që ju jep siguri. Jeni patriot modern të kohës, të tillë do të mbesni gjithherë. Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike. Do t’i bëjmë të gjitha bashkë’’, përfundoi ai


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark