×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO | Koha kur Albin Kurti thoshte që nuk negociohet me Serbinë pa e njohur pavarësinë

    Insajderi
    25 May 2024 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti, sa ishte opozitar vazhdimisht kritikonte pushtetarët e atëhershëm pse po merrnin pjesë në negociata me Serbinë.

    Ai në vazhdimësi ka përmendur një sërë kushtesh që duhet t’i plotësojë Serbia, në mënyrë që Kosova të pranojë të ulet në negociata me ta.

    Njohja e Pavarësisë së Kosovës ishte njëri nga kushtet që atëbotë Kurti thoshte që Serbia duhet ta bëjë, e më pas të ulej në tavolinë me ta.

    Në videon e mëposhtme dëgjohet Kurti teksa përmendte se si duhet që krerët e shtetit të sillen karshi Serbisë. Por, kur u bë kryeministër, negocio me vite të tëra me palën serbe pa u plotësuar kushtet që i përmendte ai. Madje, edhe pa plotësim të kushtit për njohje të Pavarësisë së Kosovës.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark