VIDEO/ Loredana po vuan për Jozin? Momenti në dasëm që e preku shumë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    VIDEO/ Loredana po vuan për Jozin? Momenti në dasëm që e preku shumë

    Insajderi
    15 April 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmja e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte një festë e paharrueshme! Dasma e Eglit dhe Gjestit në BB VIP Albania mblodhi yjet por një emër që mori gjithë vëmendjen ishte Loredana, e cila jo vetëm që u shfaq në event, por bëri edhe një deklaratë zemre që ka trazuar rrjetin

    Pas pjesëmarrjes në dasmë, ajo  publikoi një postim të gjatë në Instagram, ku shpërtheu me ndjenja falënderimi dhe reflektimi. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për familjen.

    “Ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë,” – shkruan ajo, teksa rrëfen se BB VIP e ka rritur emocionalisht dhe shpirtërisht.

    Me sinqeritet, Loredana falënderoi publikun për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë jashtë shtëpisë.

    Por ajo që ka bërë bujë të madhe është zgjedhja e saj për të marrë pjesë në dasmë, që për shumë u pa si një deklaratë e qartë: ajo ka zgjedhur anën e Gjestit, duke hequr dorë nga Jozi pas incidentit të bujshëm mes tyre.

    “Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni” – shkruan ajo, duke nënkuptuar se pas çdo gjesti të saj qëndron një vendim i menduar.

    Por ajo duket se ende e vuan situatën me Jozin. Loredana është shfaqur emocionale teksa këndohej kënga ‘Mos u kthe’, të cilën dikur në shtëpi ia këndonte ai./Insajderi.org/

    @user_12345678910.d …but she hasn't forgotten him, she still loves him… ❤️‍🩹👀 #bigbrothervipalbania #loredana #jozi #lori #loredanabrati #jozmarku #loredanajozi #meloredanen #teamloredana #loredanabigbrother #loredanaforever #premtimet #hiteshqip #pozitivitet #humor #meme #editsbyme #foryoupage #fyp #fypシ゚ @loredanabrati13_ @jozi_class ♬ original sound – ˚ʚ♡ɞ˚


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark