Insajderi
Shqipëri/Rajon

VIDEO/“Me automatik në dorë”, argjendaria në Kamëz cak i grabitjes si në filma

Insajderi
16 May 2026 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO/“Me automatik në dorë”, argjendaria në Kamëz cak i grabitjes si në filma
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentet dramatike kur dy persona grabisin me armë një argjendari në Kamëz.

Në pamjet shihet një person me skafandër i cili mban një automatik në dorë dhe qëndron te dera, ndërsa më pas një tjetër del nga dyqani dhe të dy arrijnë të largohen me një motor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00. Dy grabitësit mbeten ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, ata kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës, tha policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark