Insajderi
Lajme

VIDEO/Me uniformat e UÇK-së veshur, veteranët kalojnë kufirin në këmbë për të marrë pjesë në protestë

Insajderi
17 October 2025 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO/Me uniformat e UÇK-së veshur, veteranët kalojnë kufirin në këmbë për të marrë  pjesë në protestë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kaluar në këmbë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si pjesë e marshimit simbolik drejt Tiranës.

Të veshur me uniformat e UÇK-së dhe të rreshtuar një nga një, ata janë nisur drejt kryeqytetit shqiptar, ku sot në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet protesta gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kjo protestë është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të kërkimit të drejtësisë për të akuzuarit dhe mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark