Një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë, është përfshirë nga flakët rreth orës 15:55 të pasdites së sotme. Bëhet me dije se magazina ndodhet në pronësi të shtetasit me inicialet Besnik Ahmetbeja, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se flakët janë vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat përreth, ndërkohë që raportohet vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor dhe policia vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.