×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Video skandaloze e të moshuarës, Prokuroria niset për në vendin e aktit mizor

    Insajderi
    02 November 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.

    Aktorja Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plak të moshuar.

    Teksa ajo e godet, koleget e saja dëgjohen duke qeshur me këtë akt mizor.

    Rastin tashmë e ka marrë në dorë Prokuroria e Pejës. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi për media i Prokurorisë.

    “Sapo është publikuar video, Kryeprokurori ka angazhuar dy prokurorë të merren me rastin. Ata tashmë janë rrugës duke shkruar për në vendin ku dyshohet se ka ndodhur rasti”, ka thënë Nikçi për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark