×
  • Lajme
  • Insajderi

    VIDEO SKANDALOZE – Shiringa e fasha me gjak në vend publik – Dyshohet se janë lënë nga përdoruesit e narkotikëve

    Insajderi
    29 March 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdorimi i heroinës, drogës më të rrezikshme nga e cila përdoruesit krijojnë varësi të menjëhershme, ka filluar të ketë rënie në Kosovë. Ndonëse kështu thonë statistikat nga “Labyrinth”, një video me përmbajtje shqetësueses ka ardhur në adresë të Gazetës Insajderi. Në këtë video janë incizuar mjetet si shiringat e fashat me gjak që besohet t’i kenë lënë disa të rinj përdorues të drogës së llojit heroinë. Shqetësuese është se këto mbetje janë lënë në një vend publik ku rreziku për sëmundje infektive është i lartë.

    Qytetari që ka dërguar këtë video i tha Insajderit se ka parë e sytë e tij disa të rinj teksa po merrnin heroinë dhe pastaj janë lagura.

    Ai u shpreh shumë i shqetësuar me atë se çka kishte parë dhe atë pamje e ka incizuar me qëllim që ta publikoi në media për arsye vetëdijesimi.

    Kjo video është incizuar në katin e pestë te parkingut mbi marketin “Interex” që gjendet afër QKUK’së në Prishtinë.

    Insajderi sjell videon me përmbajtje tejet të rënda. Preferohet të mos shikohet nga personat e ndjeshëm.

    Videon me përmbajtje të tillë Gazeta e ka raportuar në polici dhe ka kërkuar disa sqarime lidhur me përdoruesit e substancave narkotike dhe misionin e policisë për parandalimin e kësaj dukurie, por, nuk kanë kthyer përgjigje.

    Të shqetësuar për përmbajtjen e videos janë shprehur nga Qendra “Labyrinth” që merret me problemin e abuzuesve me droga.

    Në përgjigjen e tyre për Insajderin thonë se janë në dijeni për ekzistencën e këtij vendi duke u shprehur të shqetësuar për mbetjen e këtyre shiringave të përdorura në vendet publike për shkak të rrezikut të sëmundjeve infektive.

    Po ne kemi njohuri për ekzistencën e këtij vendi, dhe qe shfrytëzohet nga përdoruesit e drogave, me ane të vullnetarëve dhe natarëve te stafit me anë të disa aktiviteteve kemi pastruar disa lokacione nga shiringat e përdorura duke përfshirë edhe vendin në fjalë. Për ne është mjaft shqetësuese mbetja e këtyre shiringave të përdorura ne vendet publike për shkak te rrezikut te sëmundjeve infektive”, thuhet në përgjigje.

    Nga Labyrinth thonë se pamjet janë mjaft shqetësuese dhe përmes disa aktiviteteve pastrojnë herë pas here vendet të cilat sipas tyre janë identifikuar si lokacione ku përdoruesit e drogave i frekuentojnë.

    Ndërsa të pyetur për gjendjen aktuale me përdoruesit e substancave narkotike në Kosovë, tregojnë se ka një rritje të përdorimi të drogës kokainë ndërsa rënie të llojit heroinë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më herët video me përmbajtje të tilla që janë incizuar në disa vende që besohet të jenë të njohura si lokacione ku qëndrojnë përdoruesit e drogave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark