Insajderi
Lajme

Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues

Insajderi
30 September 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Videoklipi i Don Xhonit, Mickoski: Do të kërkoj shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit dhe Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë, pas lejimit të xhirimit të videoklipit të këngës “Sexy Mama” nga Don Xhon.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat maqedonase, hapësira e monumentit ishte dhënë me qira për xhirime për shumën prej 500 eurosh.

Mickoski e ka cilësuar rastin si të papranueshëm dhe ka kërkuar nga ministri i Kulturës dhe Turizmit shkarkimin e drejtuesve të institucionit.

“Do t’i kërkoj ministrit të Kulturës dhe Turizmit të shkarkojë drejtorin e atij institucioni së bashku me Bordin Drejtues, sepse institucionet e tilla nuk duhet të keqpërdoren për qëllime të tilla”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu u kërkoi falje qytetarëve për atë që e cilësoi si lëshim dhe tha se do të ndërmerren masa për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark