Videoklipi i Rita Orës vjen me një dedikim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Videoklipi i Rita Orës vjen me një dedikim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    08 February 2021 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj.

    Kjo është bërë e ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instgram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nderë të pavarësisë së Kosovës.

    “Kjo ishte shumë argëtuese !!! Faleminderit të gjithëve për këtë !! Sidomos gjeniu @valdrinsahitiofficial për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën … Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment !!! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.

    Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.

    Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark