Anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK-ja, Ilir Gashi, i është vjedhur vetura mbrëmë. Këtë e ka konfirmuar vetë Gashi për Gazetën Insajderi.
“Sot hyrën të liget në shtëpin time në Prizren dhe me vodhën makinën!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.
“Nëse është hajni klasike, Zoti lë ti dënoj, pasi drejtësia nuk besoj se do e bej!”, ka shtuar ai.
“Nese ka prapavij tjetr, une do te jem gjithmon ky dhe i pa ndryshuar nē jeten time, pavarsisht sfidave qe mund te dalin”, pa përfunduar Gashi.
Ai ka thënë se rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Prizrenit./Insajderi.com