×
  • Lajme
  • Insajderi

    Viktima e fajdeve: Këta janë policët që e manipuluan rastin

    Insajderi
    07 May 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viktima e fajdeve, Shefki Hyseni ka zbuluar për InDoks se kush janë policët që manipuluan me rastin e tij.

    Hyseni ka thënë se ai është sulmuar në sytë e bashkëshortes nga dy fajdexhinjtë Fitim Shala e Dion Rashica, dhe me t’i lajmëruar bashkëshortja e tij vëllezërit e tij, ata janë larguar.

    Pastaj Shefiku ka njoftuar policinë, po jo gjithçka shkoi siç duhet sipas tij.

    Shkojmë në stacion policor gjatë marrjes së deklaratës sime rreshter Nuredin Nuredin thotë çka po e bën të madhe këtë punë, se ti i  kishe pasë borxh, edhe kthehem e pyes e a arsyetohet sulmi me një borxh. Unë i kam pasur para borxh por as atë nuk ia kam pasur unë ai borxh ishte i trashëguar prej një të ndjerit që s’dua t’ia përmend emrin. Ai atë personin deshi ta mbysë në Pejë dhe unë i them në veturën time nuk bën me prek, atëherë ai tha ti do ta kesh këtë borxh”, u shpreh Hyseni për InDoks.

    Hyseni ka thënë se asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga hetuesit policorë për rastin.

    Ma dhanjë një karton të viktimës, aty shkruan se hetuesit gjatë 7 ditëve të punës nga paraqitja e rastit do të ju ftojnë në një deklaratë. Ata nuk më marrë mua as bashkëshorten time në pyetje kurrë. E devijojnë në tërësi e njoftojnë prokuroren rrejshme, polici në fjalë që e dorëzon rastin tek prokurorja, Sadri Rexha e devijon deklaratën time...”

    Viktima e fajdeve përmend me emra konkret zyrtarët policorë që sipas tij manipuluan me rastin e tij.

    Ky hetuesi Sadri Rexha dhe Nuredin Nuderini dhe dy, eprorë një toger dhe një kapiten që kanë i kanë nënshkrimet në këto raporte. Kapiteni është zëvendëskomandant, Fitim Zaiti dhe shefi i hetimeve është Basri Durmishi këta nuk e di a kanë lexuar ose jo, apo veç pse e kanë vu nënshkrimin në raporte – këta që për mua janë bashkëkryerës të veprën penale”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se me 23 maj të 2022-ës ka ngritur kallëzim penale ndaj policëve në Prokurori Themelore në Prizren.

    Derisa InDoks po priste që të përcillte këtë rast penal, për çudi të martën ka dështuar seanca për të.

    Mungoi madje edhe Prokurori me arsyetimin se “ishte në pushim vjetor”. Mungoi edhe njëri nga dy të akuzuarit e këtij rasti Fitim Shala.

    Ndërkohë i dyshuari tjetër Dion Rashica, po akuzohet për fajde, sulm, lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

    Vet Hyseni si palë e dëmtuar ishte paraqitur në objektin e gjykatës, mirëpo kishte deklaruar se nuk do të qëndronte në seancë. Aktakuza ndaj Dion Rashicës e Fitim Shalës është ngritur më 12 prill 2022.

    Dion Rashica dhe Fitim Shala akuzohen se më 28 mars 2022, në shtëpinë e të dëmtuarit Shefki Hyseni në Mitrovicë, së bashku kanë sulmuar të dëmtuarin Hyseni, shkruan Betimi për Drejtësi.

    Sipas një pjese të aktakuzës, të pandehurit pasi që kanë shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit për ti kërkuar paratë në shumën prej 7 mijë euro, të cilat i dëmtuari ia kishte borxh të akuzuarit Dion Rashica, e fillimisht ishin fyer me fjalë dhe pastaj janë shtyrë me duar, ku i pandehuri Fitim Shala e ka sulmuar fizikisht me dorë dhe pastaj e mban të dëmtuarin, ndërsa i pandehuri Dion Rashica e sulmon të njëjtin duke e goditë me kondak të armës në kokë.

    InDoks | Saga e Shefkiut – fajde, goditje me revole dhe akuza kundër hetuesve për manipulim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark