Biznesmeni, Faton Dalladaku viktimë e fajdeve përmes një procesi gjyqësor po kërkon dëmshpërblim nga tre persona, Ekrem Lika, Kadri Rexhepi dhe Rrahim Hashimi. Dalladaku po kërkon afro 1 milion euro nga palët që sipas tij e dëmtuan.
Pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë me datën 19 janar të këtij vitit, Dalladaku ka dorëzuar padinë për kompensim të dëmit dhe propozimin për caktimin e masës së sigurisë.
Ndërkohë, me 12 shtator u mbajtë seanca dëgjimore, përkatësisht për masën e sigurisë ku prezentë ishte avokatja e Dalladakut, Yllka Dashi, për Kadri Rexhepin ishte avokati Gazmend Rexhepi, ndërsa mungoi Ekrem Lika dhe Rrahim Hashimi përkundër ftesës.
Gjithsesi, seanca me kërkesë të avokates së palës së dëmtuar është mbajtur, para trupit gjykues Dashi në emër të klientit të saj ka parashtruar kërkesën për shqiptimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve, duke theksuar se ekziston rreziku për fshehje të pasurisë.
“Mbetem ne tërësi pranë propozimit për caktimin e masës se sigurimit ndaj kundërshtareve të sigurimit si dhe ndaj parashtresës se datës 19.08.2024 për rregullimin e propozimit për mase te sigurisë. Duke kërkuar se masa e sigurisë sipas nenit 297 pika A dhe B e LPK-së te aprovohet nga kjo gjykate pasi qe kjo dispozite ka parapare ne mënyre te qarte se masa mund te caktohet nëse propozuesi e bene te besueshme ekzistimin e kërkesës dhe nëse ekziston rreziku se pala tjetër te pamundësoj realizimin e saj përmes tjetërsimit ose fshehjes se pasurisë”.
“Në mbështetje te kësaj dispozite ligjore ne pranë kësaj gjykate kemi paraqitur prova qe kane treguar qartazi besueshmërinë e kërkesës dhe ekzistimin e rrezikut nga provat si vijon: nga kontrata e shitjes se aksioneve e lidhur ndërmjet propozuesit dhe kunderpropozuesve dëshmon se kundërpropozuesit kane përfituar ne menyre te kundërligjshme duke dëmtuar rende propozuesin, ku përmes kësaj kontrate kundërpropozuesit kane synuar te realizojnë përfitime materiale për veten duke shkelur te drejtat e ligjshme te propozuesit prandaj ekziston rrezik i qarte se nëse nuk caktohet masa e sigurisë kundërpropozuesit per shkak te vlerës se larte te demit qe i kane shkaktuar propozuesit kundërpropozuesit mund te tjetërsojnë pasurinë e tyre nga ajo qe kane përfituar nga propozuesi per t’ia pamundësuar realizimin e kërkesës se tij”, tha ajo përcjell Insajderi.
Ajo ka përmendur edhe dy raste të transaksioneve bankare që ishin kryer sipas saj në favor të kundër-propozuesve përkatësisht Likës, Rexhepit dhe Hashimit.
“Pastaj transaksionet bankare te datës 30.12.2011 dhe datës 17.04.2012 ne vlere se bashku prej 105.000.00 euro te kryera ne favor te kunderpropozuesve kundër propozuesit tregojnë demin e qarte qe i kane shkaktuar propozuesit”
“Keto transaksione dëshmojnë shkalljen e humbjeve qe ka pësuar propozuesi dhe shfaqin rrezikun e dukshëm qe kundërpropozuesit ta fshehin ose tjetërsojnë vlerën e larte shënuar per t’iu shmangur kthimin e shumes se përfituar padrejtësisht. Kjo tregon se realizimi i kërkesës te propozuesit eshte ne rrezik real dhe i menjëhershëm pa caktimin e masës se sigurimit.Pastaj ne baze te video-inqizimeve te dorëzuara ne forme te CD tregon qarte se kundërpropozuesit kane marr nje shume te madhe parash ne zyrën e propozuesit. Ky fakt vizuel eshte nje prove e drejteperdrejte dhe bindëse qe vërteton veprimet e kunderpropozuesve te cilët kane vepruar per te përfituar padrejtësisht ne dem te propozuesit te sigurimit,pra rreziku eshte i pa shmangshëm. Poashtu edhe aktgjykimet e datës 31.12.2020 dhe 26.02.2020 per kundërpropozuesit Ekrem Lika, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi te shpallur per mashtrim”, ka thënë avokatja para gjykatës.
Në anën tjetër avokati i Kadri Rexhepit, Gazmend Rexhepi ka refuzuar caktimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij.
Si rrjedhojë, Gjykata ka marrë vendim që të lejohet precizimi-rregullimi i propozimit për masë të sigurisë i bërë nga propozuesi i sigurimit me parashtresën e datës 19.08.2-24.
Meqenëse palët nuk kanë deklarime tjera e as prova të reja e as propozime për nxjerrjen e provave të reja, gjykata vendosi që procedura gjyqësore për shqyrtimin e propozimit të masës së sigurimit përfundoi.
Lexo edhe: