×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 100 mijë euro në tavolinë – Dalladaku flet për herë të parë për videon ku shihet me Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

    Insajderi
    16 January 2022 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni, Faton Dalladaku për herë të parë ka sqaruar se pse dështoi projekti i tij për ndërtimin e një spitali të Kardiologjisë në Prishtinë. Kush ndërhyri e kush i premtoi e si përfundoi i mashtruar sipas tij. Përmend disa emra. Kadri Rexhepin e Rrahim Hashimin si përfaqësues të Kadri Veselit.

    E përmend edhe Xhavit Halitin, veçse si pengues të ndërtimit të projektit.

    Për herë të parë ka zbuluar prapa skenat e videos që bëri bujë në media, ku shihet ai Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi me një shumë të madhe parash pranë vetes. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në zyrën e Faton Dalladakut.

    Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi sipas Dalladakut ishin paraqitur tek ai si njerëz të afërt me Kadri Veselin e Xhavit Halitin.

    Pas dyshimeve të veprimeve të dyshes Dalladaku tha në “InDoks” se kishte vendosur t’i incizonte.

    Fillimisht thotë se u takua me Kadri Rexhepin. Tregon se si pretendojë se mund ta ndihmonte për ndërtimin e Spitalit ani pse i ishte anuluar nga Qeveri e atëhershme Çeku.

    “…Vjen një mik i im ai atëherë shumë i nderuar quhej Kadri Rexhepi, e kisha kujdestar të klasës, djali tashi avokat – ai ka punuar tek unë në punëtori ka qenë dhe thotë çka është problemi me Spitalin, i them spitali është një humbje për neve shumë e madhe mirëpo është edhe për populli. Së pari vjen Kadri Rexhepi dhe thotë unë kam fol me disa njerëz dhe du me të kallxu se çka është puna dhe pas disa ditëve vjen dhe thotë se unë kam fol me Kadri Veselin, konkretisht me këta të kryesisë dhe ata e kanë bë një gabim pse ta kanë marrë ty spitalin”, ka thënë Dalladaku për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    E pastaj paraqitet edhe Rrahim Hashimi si përfaqësues i Kadri Veselit, dhe aty sipas tij fillojnë negociatat.

    Dalladaku, thotë se në zyrën e tij ku shihet së bashku me Kadri Rexhepin e Rrahim Hashim, dyshja i kërkojnë para kesh në emër të Kadri Veselit.

    “Aty ka qenë të parapamë të bëhet një pjesë e pagesës përmes llogarisë, por, në moment të fundit ishte nata e Vitit të Ri dhe ishte shumë kohë e keqe, edhe thonë tashi të fala Kadri Veseli, i kanë punët keq s’është financieri, nevojiten për rrogat duhet një pjesë të mjeteve me dhënë kesh”, u shpreh ai në Indoks.

    Ndonëse avokati i tij i kishte kërkuar që parat ti jepte vetëm përmes bankës, Dalladakun vendos që sipas tij për shkak presionit t’i jap 100 mijë euro kesh dhe 100 mijë ditën tjetër përmes bankës.

    “Prej presionit të madh, të madh nga Kadri Rexhepi në atë rast se Rrahimin e njifsha më pak, unë detyrohem që 100 mijë euro të jap para të gatshme. I nxjerr nga banka detyrohem, pa paralajmërim me mirëkuptim të bankës pasi që isha klient i rregullte detyrohem dhe ja jepi 100 mijë euro dhe 100 mijë të tjera veç përmes bankës edhe ata pranojnë që për mua ka qenë më rëndësi dhe ishte prezentë edhe avokati im, Xhafer Maliqi dhe insistimi i tij ishte që veç përmes bankës, është një provë shumë e madhe…”, rrëfen ai.

    Biznesmeni Dalladaku tregon se kur e kuptojë që është duke u mashtruar. E përmend edhe emrin e Xhavit Halitit.

    “Pas një kohe nuk u realizu marrëveshja edhe sugjerimi dhe tentimi i avokatit tim ishte të shkojmë në Polici direkt, sepse ky ishte mashtrim se e di edhe historinë e Rrahimit që ishte prej një pjesë të Kosovës, diku kah Vushtrria, unë prapë besoja te Kadri Rexhepi dhe pas një kohe përafërsisht, ma merr mendja 2-3 javë takohem me Kadri Rexhepin, Rrahim Hashimin dhe tha që Xhavit Haliti ka bë pengesë për këtë marrëveshje pasi që ai ka bë marrëveshje me disa të Shqipërisë dhe tani për me prish marrëveshjen ka hargjime dhe kërkon 127 mijë euro. Unë në atë ditë e kam pa që kjo është defenitivisht një mashtrim dhe çka ndodh, unë atëherë fillojë të bëjë incizimet. Dhe ne asnjë mënyrë nuk dua takohem diku tjetër përveç zyrës dhe në parim ashtu veprojë”, thotë tutje Dalladaku.

    Për përmendjen e emrave të tyre nga Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi, politikanët Xhavit Haliti e Kadri Veseli më vonë do të deklaroheshin se nuk kanë pasur lidhje me ta. Madje as procesi gjyqësor për incizimet e Dalladakut, aq sa dihet në publik, nuk ka nxjerr ndonjë lidhje mes tyre.

    Përveç telasheve me Kadri Rexhepin e Rrrahim Hashimin. Faton Dalladaku për herë të parë në intervistë për InDoks ka rrëfyer edhe për problemet me grupin e Ismet Currit, i njohur si “Curri”. Pastaj për rastin me biznemesnnin Zekë Jasiqi.

    Në këtë intervistë Dalladaku përmend edhe telashat që ka me vëllezërit Arben e Astrit Krasniqi, të njohur si djemtë që në Kosovë sollën aparatet e bixhozit. Apo të njohur si djemtë e “Apexave”.

    Shpesh në këtë rrëfim përmendet termi shantazh, zhvatje, marrje pronash e parash.

    Rrëfimi i Dalladakut duke sikur një histori filmi.

    Dokumentari i plotë: Rrëfimi i Faton Dalladakut – Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark