Viktimë e radhës e sulmeve të Trump ishte Zonja e Parë Obama – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Viktimë e radhës e sulmeve të Trump ishte Zonja e Parë Obama

    Insajderi
    22 October 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas darkës së bamirësisë, që pasoi debatin e tretë dhe final mes Donald Trump dhe Hillary Clinton, e ku përplasjet e ashpra u zëvendësuan nga batuta mes tyre, kandidati republikan u rikthye me shpejtësi në pozicionin e vet natyral dhe këtë herë viktimë e sulmeve të tij ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.

    Kandidati republikan akuzoi Obaman se po merret vetëm me fushatë në mbështetje të rivales së tij në zgjedhjet e 8 nëntorit. Ai tha gjithashtu se vetë Michelle në 2007 kishte deklaruar se Hillary Clinton ishte “e papërshtatshme edhe fizikisht” për Shtëpinë e Bardhë, frazë që nga stafi i fushatës së Barack Obamas në atë kohë është deklaruar se nuk i referohej Hillary-t.

    “Duket se sa shumë ajo e pëlqen Hillaryn. Por a nuk ishte ajo që ka thënë për herë të parë që ‘nëse nuk je në gjendje që të kujdesesh për familjen tënde, s’mund të kujdesesh për Shtëpinë e Bardhë, apo vendin tënd?!”, deklaroi Trump gjatë një manifestimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut.

    Ndërkohë, Clinton u ndal në Ohajo ku goditi kundërshtarin në lidhje me deklaratën që vendos në dyshim procesin zgjedhor amerikan, shkruan Tch.

    “Ne e dimë mirë ndryshimin mes një demokracie dhe një diktature dhe tranzicioni paqësor i pushtetit është ajo që na dallon nga kjo e fundit. Por Donald Trump refuzoi të deklaronte se do të njohë dhe respektojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Me këtë qëndrim, ai është një kërcënim për demokracinë tonë”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark