×
Insajderi / Insajderi

Viola von Cramon dyshon se mund të ketë kushte të reja për vizat

Insajderi
24 October 2022 - 10:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eurodeputetja Viola von Cramon, pavarësisht se thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat, vendimi që pritet të merret në mbledhjen e nëntorit e dhjetori, ka paralajmëruar se mund të ketë kushte të reja për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë vizitës së saj në Kosovë, në një konferencë për media, ka deklaruar se nuk është në dorën e Kosovës çështja e vizave, derisa ka theksuar se kriteret për heqjen e tyre, janë plotësuar kohë më parë.

Cramon, bëri të ditur se vendimi për heqjen apo jo të vizave, pritet të merret në mes të muajit nëntor apo në fillim të dhjetorit, teksa ka paralajmëruar se mund të ketë kushte të reja për Kosovën.

“Vendimi do të jetë kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por pyetja është se a do të dërgoj tek një sistem kushtesh të reja, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo do të shohim një datë se kur do të liberalizohen vizat, që është vendim i vonuar”, ka theksuar Cramon.

Raportuesja për Kosovën, tha se përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera që kanë rezerva sa i përket çështjes së vizave për Kosovën.

Por, Von Cramon ka mohuar se çështja e vizave ka të bëjë me mungesën e rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi, teksa ka thënë kjo lidhet më shumë me disa vende të cilat kanë rezerva për shkak të sigurisë së tyre të brendshme.

“Nuk ka kurrfarë ndëshkimi për shkak të mungesës së rezultateve në dialog. Pavarësisht nga secila qeveri, nuk ka pasur kurrfarë rezultate për vizat. Mendoj që diskutimet në këshill janë më shumë për gjendjen në terren. Për fat të keq, kjo më bën shumë të pikëlluar, nuk është në dorën tuaj, ju i keni përmbushur të gjitha kriteret. Raporti i rishikuar i komisionit nuk ka kritikuar asgjë, asgjë nuk po mungon, kjo nuk mund të lidhet me mungesën e rezultateve në dialog. Disa vende anëtarë kanë rezerva”, ka thënë Cramon.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark