Insajderi
Show

Violeta Kukaj thotë dy fjalë për Malin pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5

Insajderi
24 December 2025 - 19:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Violeta Kukaj thotë dy fjalë për Malin pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i këngëtares së njohur Violeta Kukaj, Mal Retkoceri, ka bërë hapin e tij të madh dhe është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 5.

Lajmi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta edhe nga fansat, të cilët mezi presin të ndjekin lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Kukaj nuk ka kursyer mbështetjen për të birin.

Në një video të shpërndarë në TikTok, ajo i ka uruar suksese në këtë rrugëtim.

“Suksese djali im, Mal”, ka thënë ajo.

Shikuesit tashmë janë kuriozë të shohin sesi ai do të përballojë sfidat dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Ndërkaq, Mali duket premtues këtë edicion, një karakter tejet interesant brenda shtëpisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark