Një grua nga Spanja me virusin Zika ka lindur foshnjën e saj me sëmundjen e trurit me mikrocefaly (kokë të vogël), duke u konsideruar si lindja e parë e këtij lloji në Europë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në muajin maj e kanë vërejtur mikrocefaly-në në fetusin e foshnjes por çifti ka vendosur që të mbajë foshnjen, transmeton Klan Kosova.
Shefi i neonatologjisë në spitalin e Barcelonës, Felic Castillo ka thënë se gjendja e përgjitshme e foshnjes është stabile.
Foshnja ka lindur me lindje cezariane pas 40 javësh të shtatzënisë.
Mjeku ka konfirmuar se foshnja është duke u monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor ndërsa ka shtuar se çifti janë shumë të lumtur për foshnjen e tyre. /Insajderi.com