Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar ndaj virusit që shkaktohet nga mushkonja e që ka pasoja të rënda tek lindja që është përhapur në mënyrë të shpejtë rreth vendeve të ndryshme në Amerikë.
Kjo bërë që shefja e OBSH-së, Margaret Chan të njoftoj se Organizata e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi e deklaron “gjendjen emergjence e shëndetit publik dhe tashmë përbën një shqetësim ndërkombëtar” për shkak të paraqitjes së virusit Zika në shumë raste të lindjeve në Amerikën e Jugut.
Sipas Chan ende nuk dihet saktësisht mënyra sesi mund transformohet ky lloj virusi por dyshohet se është një nga viruset që po shpërndahet me shpejtësi marramendëse dhe tashmë ka kapërcyer edhe komitentin amerikan duke u paraqitur edhe në Evropë.
Raportimet e OBSH-së në Kosovë bëjnë të ditura se Kosova nuk është e rrezikuar nga ky virus, por sipas OBHS-së në Amerikë, është një rrezik i madh për vendet evropiane që vizitohen nga turistët e vendeve të Amerikës Jugore.