×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Virusi Zika shfaqet edhe në Afrikë të Jugut

    Insajderi
    20 February 2016 - 21:08

    Virusi  që po e shqetëson botën, Zika, është shfaqur së fundmi edhe në Afrikën e Jugut, duke e regjistruar rastin e parë me këtë virus në këtë shtet afrikan.

    Një biznesmen kolumbian i cili është për vizitë në Johanesburg, është diagnostikuar dhe paraqet rastin e parë të virusit Zika.

    Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë së Republikës së Afrikës Jugore, Aaron Motsoaledi i cili tha se biznesmeni ka shfaqur simptoma të etheve dhe skuqjes katër ditë pas mbërritjes në Republikën e Afrikës Jugore.

    “Konfirmimi për këtë rast nuk paraqet asnjë rrezik për banorët e Afrikës së Jugut, ngaqë virusi nuk transmetohet prej njeriut tek njeriu. Transmetuesit e tij janë mushkonjat Aedes aegypti ose eventualisht mund të transmetohen nga nëna tek fetusi gjatë shtatzënisë”, tha Motsoaledi.

    Virusi Zika është përhapur shumë në Brazil, kjo sëmundje shkakton deformime në kokë dhe tru tek fëmijët e sapolindur.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark