Visar Korenica, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, do të garojë në zgjedhje me numrin 38, ndërsa PDK-ja garon me numrin 130.
Korenica ka lindur më 14 qershor 1984 në Prizren dhe ka përfunduar studimet master për Biznes Ndërkombëtar në Kolegjin Universum në Prishtinë.
Karrierën e tij profesionale e filloi në kompaninë private me eksportin më të madh në Kosovë, “NewCoFerronikeli”, ku nga viti 2007 deri në 2015 ka shërbyer si Menaxher i Logjistikës, duke dhënë kontribut në zhvillimin e logjistikës dhe avancimin e proceseve të kompanisë.
Ai është njëri nga themeluesit e OJQ-së “Iniciativa Pozitive” në Rahovec dhe ka qenë aktiv në aksione të ndryshme sociale, humanitare dhe kulturore në këtë komunë.
Përpara se të angazhohej me PDK-në, Korenica ka shërbyer si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Visar Korenica është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.