Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shpërthyer me akuza të ulëta ndaj kryeministrit dhe presidentit të zgjedhur, gjatë një fjalimi të mbajtur në protestën kundër themelimit të komuëns së Prilluzhës, aktualisht pjesë e komunës së Vushtrrisë.
Sipas Ymerit, Isa Mustafa kryeministër dhe Hashim Thaçi president i zgjedhur nuk janë asgjë më shumë sesa minj.
“Kjo protestë është vazhdimësi e protestave tona ku ne si opozitë jemi bashkuar kundër veglave të Serbisë në Kosovë. Isa edhe Hashimi dilnin në tavan të kuvendit dhe u bënin se bashku me minjtë e kuvendit kishe po mbajnë seanca. Minjtë hapin vrima nëpër mure të shtëpisë dhe kështu dëmtojnë shtëpinë prandaj shtëpisë kështu i hyn uji. Isa e Hashimi e kanë bërë këtë. Serbia me këtë po fiton pushtet në Kosovë”, ka thënë Ymeri, raporton Insajderi.
Në protestë ka folur edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, por ai ka qenë më i matur në etiketimet ndaj Mustafës dhe Thaçit.
“Kur ne kemi kundërshtuar marrëveshjen për ‘Zajednicën’ qeveritarët thonin se s’është shkelur kushtetuta por u dëshmua e kundërta. Me këtë kjo Qeveri është e humbur si vetë marrëveshjet. Me trysnin e deputetëve treguan se ajo që ishte e saktë doli pikërisht me trysnin që iu bë presidentes. Në vend se të mbledhin mend, këta po duan të formojnë komuna që të bëjnë ndarje etnike që është në kundërshtim”, ka thënë Isufi./Insajderi