×
  • Op-Ed
  • Insajderi / Ballina 5

    Viti 2002 – koha kur KFOR-i shkëputi bashkimin me Oliver Ivanoviq: Është kriminel

    Insajderi
    19 January 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga: Izedin KRASNIQI

    Në institucionet që po krijon ta Kosovë nën mbikëqyrjen ndërkobëtare, në nivelin mé të lartë janë vendosur edhe personalitete që përçojnë idenë e kthimit të Serbisë në Kosovë apo, si alternatitvë, ndarjen e saj, si dhe njerëz me të kaluar të dyshimtë.

    Derisa kandidatët për këshilltarë të propozuar nga subjektet shqiptare patën kaluar nëpër filtrim sipas kritereve të ndërkombëtarëve, duke u hequr edhe disa nga lista më shumë për shkak të pikëpamjeve të tyre politike, kjo nuk është aplikuar edhe për kandidatët serbë, për të cilët u bënë lëshime të mëdha dhe thyerje të rregullave zgjedhore. Një prej kandidatëve serbë që ka arritur edhe në kryesinë e Parlamentit të Kosovës është edhe Oliver Ivanoviq, lider i serbëve të Mitrovicës, me emrin e të cilit lidhen shumë veprime kriminale gjatë dhe pas luftës.

    Përkundër kësaj, kohë më parë, pikërisht Oliver Ivanoviqi ka deklaruar se në Kosovë së shpejti duhet pritur ndërrime në skenën politike shqiptare sepse, sipas tij, në listën e Gjykatës së Hagës për krime të UÇK-së kundër popullsisë serbe dhe joshqiptare janë edhe Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe ish udhëheqësi politik i UÇK-së, dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe komandant i njohur i lutës së UÇK-së. Derisa Ivanoviq paraqet këto akuza e qëndrime që është edhe qëndrim i politikës së Serbisë, dosja e tij që fillimisht ishte hapur nga zyrtarë të KFOR-it, tregon një të kaluar të dyshimt kriminale që i kishte kushtuar me largimin e tij nga përfaqësuesi politik i serbëve dhe pastaj me rikthimin e tij po nga ndërkombëtarët. Megjithë akuzat e rënda që ishin adresuar nga ana e KFOR-it, rikthimi i tij në procesin politik u bë mbas fillimit të bisedime të kryeadminsitratorit të mëparshëm tëKosovës, Hekepupit dhe zyrtarëve të Beogradit, ndërkaq një zëdhënëse e UNMIK-ut kishte thënë se “kjo është politikë”.

    Cilat ishin akuzat e KFOR-it ndaj Ivanoviqit?

    Një zëdhënës i KFOR-it gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar e ka akuzuar të ashtuquajturin lider i serbëve, Oliver Ivanoviq, se ka marrë pjesë në një grup paramilitar serb, që ishin autorë të vrasjes së shumë shqiptarëve. Zëdhënësi i komandëss së atëhershme të KFOR-it, koloneli Masimo Fogari kishte reaguar mbas kërkesës së bërë atëherë nga Oliver Ivanoviqi për largimin e komandantit të atëhershëm të KFOR-it për Kosovën, gjeneralit Karlo Kabixhiozit, i cili më parë kishte refuzuar të takohet me Ivanoviqin si përfaqësues i serbëve.

    Nga komanda e KFOR-it atëherë ishte bërë hapja e dosjes së të ashtuquajturit  lider i serbëve të Mitroes, Oliver Ivanoviqit, duke e akuzuar se ka qenë i lidhur me partine e udhëhequr nga bashkëshortja e Millosheviqit si dhe ka bërë pjesë në një grup paramilitar serb, autor të vrasjes së shumë shqiptarëve kosovarë. Komanda e KFOR-it një vit më parë e kishte akuzuar Ivanoviqin se ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë kriminelë, si Sllobodan Simonoviq, që ishte arrestuar, i cili ishte në krye të një grupi grabitësish që vepronin në veri të Mitrovicës, dhe Mico Ivanoviqin, gjykatës dhe person që dyshohet se ka urdhëruar vrasjet e shumë njerëzve, të kryera gjatë viteve të fundit në dëm të qytetarëve me prejardhje shqiptare.

    Megjithatë, dosja e krimeve të të ashtuquajturit lider serb, tani i veshur me petkun e imunitetit, gjatë dhe pas luftës duket se është shumë më e madhe. Në KMLDNJ-në në Mitrovicë ekzistojnë dëshmi të shumta për pjesëmarrjën e Oliver Ivanoviqit në veprimet e krimit që ai ka bërë gjatë luftës mbi civilët e pambrojtur shqiptarë, veçanrisht pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, por edhe pas përfundimit të luftës, me dhunën që lidhet re formacionin e ashtuquajtur “Rojat e urës”, udhëheqës i të cilenen Jonhet të ketë qenë verë ve Ivanoviqi. Ku ishte Ivanoviqi më 14 prill 99, kur u u ekzekutuan 26 shqiptarë në”Lagjen e Kovaçëve” në Mitrovicë. Isa Mustafa, një dëshmitar që i ka shpëtuar kësaj masakre, ka dhënë dëshmi në KMLDNJ por edhe në polici, se bashkë me vrasësit tjerë ka qenë edhe Oliver Ivanoviqi, i uniformuar dhe i armatosur. Në dekleratën e Isa Mustafës thuhet se “më 14 prill të vitit 1999 në orën

    11:55, lagjen tonë e pushtuan ushtarët e Serbisë, të cilët hynë në shtëpitë tona, na ndanë nga familjet dhe na tubuan këta persona: Kadrush Abazin, Lamon Abazin, Avni Abazin, Basri Abazin, Skënder Kuçin, Mehmet Seferin, Skënder Paçaradën, Shemsi Kalludrën, Ismet Mehanën, Mentor Mehanën, Xhemshit Ismajlin, Behxhet Ferizin, Shefki Kosumin, Fatmir Mustafën dhe mua, Isa Mustafën. Pas maltretimeve, sharjeve e kërcënimeve për likuidim, njëri prej të cilëve mbante një sopatë me pjesën e prapme të së cilës më goditi tri herë, grupin tonë prej 15 vetave na dërguan prej rrugës së ish “Njegoshit” në ish rrugën “Milladin Popoviq”, ku i ndanë gjashtë veta nga grupi dhe atë K.Abazin, L.Abazin, B.Abazin, 1.Mehanën, S.Kuçin dhe Sh.Kalludrën, të cilëve u thanë që të shkojnë drejt për në Shqipëri”, thotë në dëshminë e tij Isa Mustafa.”Ndërkaq ne të tjerëve na dërguan para banesave që gjenden në të quajturën “Rruga e Kovaçëve”, para njëbarnatoreje bujqësore”.

    Aty dhe atëherë ishte befasuar, si thotë ky dëshmitar, kur kishte parë Oliver Ivanoviqin me rrobat e kaltërta të policisë serbe, të armatosur me automatik, një revole dhe anash e me disa thika. Në vendin ku po bëhej një krim i madh, ai kishte vërejtur edhe fqinjin e tij Igor Simiqin (i cili si dihet një vit më parë është liruar nga aktakuza nga një prokuror ndërkombëtar), si dhe Sergjan Aleksiqin, që kishte ikur nga burgu i Mitrovicës, të cilët, si thotë ky dëshmitar ishin pa maska dhe kur arritém ne, ata i mbuluan fytyrat Ne nëntë vetave pastaj na futën në rrugën që shpie per në lagjen Bair dhe na ndalën afër shtëpisë së Suma Kaçanikut, duke filluar te na fusin dy nga dy në lokalin e vogël të Haki Kurshumliut dhe atë së pari  Xhevat Abazin, Mehmet Seferin, Faton Mustafën dhe Skender Paçaraden.

    Duke pritur në radhë për vdekje,dëshmitari thotë se papritur kishte ardhur një urdhër që të ndaleshin vrasjet dhe me këtë rast ne të pestëve që mbetëm gjallë na urdhëruan që të shkonim në drejtim të stacionit të autobusëve, dhe nga grupi i policëve Oliver Ivanoviqi, të cilin e njihjambasi ai kishte qenë një kohë tranjeri im i karatesë, në gjuhën shqipe të cilën e flet rrjedhshëm m’u drejtua: “E tash për Shqipëri”.

    Nëse dikush prej ne të pestëve shpëton, mbani mend se pjesëmarrës në këtë masakër ishte edhe Oliver Ivanoviqi, u kishte thënë atë ditë fqinjve të tij, kur nga grupi i tyre ishin vrarë katër veta, ndërsa gjithsej atë ditë të masakrës ishin vrarë 26 civilë shqiptarë, të cilët ishin nxjerrrë nga shtëpitë e banesat e tyre. Ka dëshmi se Ivanoviqi ishte pjesëmarrës në vrasjen e civilëve të ndarë nga kolona.

    Një dëshmi tjetër e pjesëmarrjes së Oliver Ivanoviqit në vrasjen e civilëve të ndarë nga kolona ekziston nga dëshmitari dhe veprimtari i njohur Halit Barani, dhe atë vetëm dy ditë mbasmasakrës së përmendur më parë.

    Sipas dëshmisë së z.Barani, më 16 prill të vitit 1999, në orën 10:00, Momçillo Kokeriq, i ka ndarë shqiptaret nga kolona dhe i ka futur në shtëpinë e Musa Maliqit nga Likoshani, banor i përhershëm në lagjen “Ura e Giakut” në Mitrovicë. Në këtë masakër të civilëve të ndarë nga kolona janë vrarë: Mehdi
    Tahiri(21), banor i lagjes “Bair”. Adem Demiri (18), banor i lagjes “Qendra”, Fatmir Avdyli (18), banori lagjes “Ilirida”, Bedri Muja (35), po ashtu nga “Ilirida”, Bashkim Abazi (41) nga “Bairi”, Sami Sahiti (31) nga “Ilirida”, Rrahim Brahimi (20)nga “Ura e Gjakut” dhe Smakë Maliqi (40). Me këtë rast është plagosur edhe vëllai i Fatmirit, Fadil Avdyli (25), i cili më vonë është zhdukur.

    Halit Barani dëshmon se në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë, pasi Kokeriqi i kishte ndarë nga kolona që dëbohej për Shqipëri, kanë qenë pjesëmarrës edhe policët famëkeq Ratko Antonijeviq, Dejan Saviq, LulzimAdemi (alias Drazha Mihajlloviq, si e quante vetën më vonë), Oliver Ivanoviqi e shumë të tjerë dhe këtëkrim makabër z.Barani si thoté e kishte parë nga shtëpia e djegur e Shaban Shaqirit, në këtë lagje, kur ai vëzhgonte kolonën e dëbimin e shqiptarëve.

    Këto kufoma të të vrarëve janë tërhequr mbas pesë ditëve në orët e vona të natës së 21 prillit nga policët e Batalionit Drejtorisë Përgjithshme të UCK-së, Hamzë Hasani, Ismet Haxha e Xhevat Vallçi, dhe nga ushtarët e Togut të Vaganicës, ku ishin Fatmir Selmani, Besnik Bilalli, Lulzim Mula,Ramadan Peci etj, thotë në dëshminë e tij, z.Halit Barani.

    Ivanoviq pas luftës vihet në krye të “Rojeve të Urës” dhe të spastrimit etnik të pjesës veriore të Mitrovicës. Pas përfundimit të luftës dhe ndarjes së qytetit të Mitrovicës, Ivanoviq heq uniformën e policit dhe me rrobat civile, promovohet në rolin e liderit e njëherit të udhëheqësit të formacionit “Rojet e urës”. Për natën e vrasjeve në Mitrovicë të 3 dhe 4shkurtit të vitit 2000, kur u vranë 11 shqiptarë në shtëpitë e veta, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë, mbi 40 u plagosën, rreth 100 u keqtrajtuan në forma të ndryshme si dhe shumë familje u dëbuan me dhunë nga pjesa veriore e qytetit, ka dëshmi se udhëheqës i grupeve që kryen këto vepra kriminale ishin edhe Oliver Ivanoviqi dhe ish polici Dragan Delibashiq dhe pjesëtarët tjerë të fomacionit “Rojet e urës”.

    Për masakrën e 3 dhe 4 shkurtit njëdëshmi në KMLDNJ e ka dhënë Shpend (Rrustem) Hasanaj, banor i pjesës veriore të Mitrovicës, i cili ekishte banesën në afërsi të Oliver Ivanoviqit. Sipas dëshmisë së tij, më 3 shkurt, nata e së enjtes ishte një natë e tmerrit, mbasi ishin tërhequr KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut. Oliver Ivanoviqi filluar me maltretimin e të gjitha familjeve shqiptare si dhe kanë vrarë gruan Selime Berisha. Sipas tij, gjatë gjithë kohës me bandat serbe ishte Oliver Ivanoviqi me radiolidhje në duar.

    Është e njohur se në pjesën veriore të qytetit për një kohë të gjatë pikërishtOliver Ivanoviqi ka dirigjuar të gjitha aksionet që janë ndërrmarë nga grupi paramilitar “Rojet e urës”. Është i njohur rasti kur, nën komandën e tij, janë gjuajtur me zolë tre soliterët e banuar me shqiptarë në pjesën veriore, që është në të ashtuquajturën “Zonë e mirëbesimit”. Sipas disa informatave, është incizuar zëri i Oliver Ivanoviqit duke komanduar për hedhjen e predhës në drejtim të ndërtesave të përmendura.

    Lideri i serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës që koordinonte të gjitha aksionet destabilizuese e të dhunës, e që ishte kontestuar nga komanda e KFOR-it për një kohë, me njerëzit e tij ishte i përzier edhe në ngjarjet e 28 janarit në “Lagjen e Boshjakëve”, kuu keqtrajtuan disa shqiptarë në mesin e tyre edhe Petrit Boja, dhe mbas kësaj në ikje e sipër “Rojet e urës” kanë gjuajtur edhe në ushtarët e KFOR-it që ka bërë që një ditë më vonë të bastiset i ashtuquajturi Këshilli Nacional Serb, i udhëhequr nga Ivanoviqi, ku u gjetën edhe armë. Po ashtu, ka indikacione se vrasja e fëmijës 15-vjeçar Gazmend Ibrahimi në këtë lagje, dhe plagosja e tetë banorëve të tjerë lidhet me grupin kriminal të Oliver Ivanoviqit.

    Përndryshe, Oliver Ivanoviqi dihet se, mbas masave të dhunshme të Serbisë, ka qenë drejtor i palestrës sportive në Mitrovicë, ku në vitin 1990 ai përzuri nga puna dhe sporti të gjithë shqiptarët e më vonë udhëheqës në “Feronikel”, ku mendohet se janë djegur kufoma të shqiptarëve gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

    Shkrimi fillimisht ishte publikuar në Magazinën “Interesi nacional”, më 2002.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark