×
  • Lajme
  • Lajme

    Viti i ri – kërkohet që kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën 01:00 pas mesnate

    Insajderi
    13 December 2020 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate për festat e Vitit të Ri, duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

    Kjo është kërkesa kryesore e Odës së Pavarur të Gastronomëve në Maqedoninë e Veriut. Kërkon nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse që t’i ftojë në takim ku do të vendoset se si do të punojnë gastromonët për festat e fundvitit.

    “Për festat e fundvitit duhet të rikthehet orari normal i punës, pra deri në orën një, dhe t’u mundësohet gastronomëve programe të përshtatshme muzikore. Kjo nuk do të thotë se do të ketë ahengje, vallëzime dhe turma, por do të jetë e rëndësishme për mysafirët dhe qytetarët ta përcjellin vitin së bashku me Covid 19″, tha Zdravko Josifoski, Oda e Pavarur e Gastronomëve.

    Nëse komisioni nuk i thërret, gastronomët vet do të shkojnë në vendin ku mbahet seanca. Pjesëmarrje në takim kërkojnë që të mos merren vendime pa mendimin e palëve të interesuara.

    “Pavarësisht nëse Komisioni na fton nesër zyrtarisht ose jozyrtarisht, ne sigurisht do të paraqitemi nesër në ora 8 në amfiteatrin ku do t’i mbajë takimet si delegacion për të kërkuar që të jemi të pranishëm në vend dhe për këtë do t’i informojmë mediat”, pohoi Zdravko Josifoski- Oda e pavarur e gastronomëve.

    Komisioni për Sëmundjet Infektive pritet të vendosë të hënën se si do të funksionojnë objektet gastronomike. Disa vende evropiane kanë vendosur orë policore dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve në prag të Vitit të Ri.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark