Insajderi
Lajme

Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura

Insajderi
19 November 2025 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit si pasojë e reshjeve të dendura.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna përmes një njoftimi në ‘Facebook’ duke thënë se është marrë vendim edhe për formimin e Qendrës Operative Emergjente, shkruan Insajderi.

“Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot në takim Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), për të njoftuar dhe koordinuar rreth veprimeve të ndërmarra gjatë ditës së djeshme, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vështirësive që janë krijuar. Po ashtu, gjatë këtij takimi ky komitet mori dy vendime: për ndërprerjen e mësimit për ditën e sotme në të gjitha shkollat e kësaj komune, si dhe për formimin e Qendrës Operative Emergjente”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës, ekipet komunale kanë ndërhyrë edhe në largimin e ujit që ka depërtuar në disa shtëpi të banorëve, pastrimin e rrugëve nga rrëshqitjet e dheut dhe drunjëve.

“KKMSH bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe për ndjekjen e udhëzimeve të ekipeve emergjente. Po ashtu qytetarët në rast nevoje mund të kërkojnë ndihmë edhe në numrat emergjent: 112, 193, 192, 194. Gjithashtu kërkohet kujdes të shtuar për fëmijët dhe personat e moshuar”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark