Vitia: Po punojnë për digjitalizimin e certifikatave të vaksinimit, së shpejti do të njihen nga të gjitha shtetet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Po punojnë për digjitalizimin e certifikatave të vaksinimit, së shpejti do të njihen nga të gjitha shtetet

    Insajderi
    31 August 2021 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se që një javë janë duke punuar për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit konform kërkesave të Bashkimit Evropian dhe se këto certifikata shumë shpejtë do të njihen nga të gjitha shtetet.

    E përkundër vaksinimit, këta të fundit kanë pasur probleme gjatë hyrjes në shtetet tjera.

    “Ne qysh para 1 muaji me të marrë disa informacione që kanë treguar për mundësinë e keqpërdorimit të disa nga laboratorët të papërgjegjshme, ne kemi angazhuar inspektoratin shëndetësor i cili ka dal në shumë nga këto laboratorë dhe po ashtu si jeni të informuar, bashkë me policinë disa janë mbyllur e disa persona janë arrestuar. I ka 1 javë që punojmë me ASHI për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit komplet konform kërkesave të BE dhe besojmë që shumë shpejtë kjo certifikatë do të jetë e digjitalizuar duke plotësuar të gjitha këto kritere do të njihet nga të gjitha shtetet”, ka thënë ai.

    Përndryshe, Vitia ka folur edhe për pamundësinë e qytetarëve që të gjejnë termine të lira për vaksinim.

    Ai ka thënë se numri i termineve ka qenë konform stokit të vaksinave dhe se pas furnizimit me vaksina shtesë, muaji shtator do të jetë komod.

    “Numri i termineve ka qenë në konform stokit të vaksinave ashtu siç e kemi thënë disa herë. Në muajin gusht stoki ka qenë i qëndrueshëm dhe kjo tregon se mbi 400 mijë vaksina janë administruar vetëm gjatë një muaji. Që në përqindje për kokë banori ne kemi kaluar të gjitha vendet e rajonit në ritmin e vaksinimit, edhe në kohën kur këto vende kanë pasur pikun evaksinimit. Me arritjen e dozave shtesë të AstraZenecas dhe me arritjen e dozave nga COVAX pjesë e donacionit të SHBA dhe me arritjen javore të stokeve nga kompania Pfizer, muaji shtator do të jetë shumë komod sa i përket stoqeve të vaksinimit dhe përveç se do të shtohet kapaciteti i vaksinimit me ekipe do të bëhet edhe e diela si është bërë edhe e shtuna, ditë vaksinimi”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark