Vivien ka rrëfyer përse e puthi Saimirin që në natën e parë të spektaklit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vivien ka rrëfyer përse e puthi Saimirin që në natën e parë të spektaklit

    Insajderi
    24 December 2020 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan, u shoqërua me debate e tensione në studio, ku ra në sy replikat mes Saimirit dhe Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e kësaj radhe.

    Shumë mund të kenë menduar që ky debat ishte edhe arsyeja që 33-vjeçare nuk i dha trëndafil Vivienit, por ai u shpreh se kishte arsye të tjera dhe se vendimin për të e kishte marrë dy javë më parë.

    Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 27-vjeçarja nga Durrësi ka treguar se si ndihet disa ditë pas eliminimit.

    Veç të tjerash ajo ka folur edhe për debatin e puthjeve në studio dhe veçanërisht për arsyen përse zgjodhi ta puthte Saimirin që në takimin e parë.

    Si ndihesh tashmë që nuk je më pjesë e Love Story?

    Mirë, ndihem pak më e lirë të them të drejtën.

    Të vjen keq që ike kaq shpejt?

    Unë nuk ika shumë shpejt, mendoj që ika fiks në momentin e duhur sepse as unë nuk po duroja situatën që ishte krijuar. Faktikisht unë kisha ardhur për Saimirin, me Saimirin nuk kisha kontakt, gjë tjetër nuk më shtynte që të vija, përveçse gocave që i dua shumë.

    Një javë më parë Saimiri të tha që të ka hyrë vetja në qejf. Është kjo arsyeja që kishe mprehur shpatën ti?

    Unë vetja në qejf jam gjithë kohës, kush më njeh e di shumë mirë që unë e dua shumë veten time dhe mundohem që në çdo moment ta shpreh. Për mua nuk është fare problem. Besoj se kjo ishte arsyeja ishte ajo që i thashë unë dy puntata më parë, që unë e tremb dhe kjo është e sigurt.

    U duk një skenar i përgatitur nga ty, kaq shumë të shqetësoi që Saimiri puthi Suelën?

    Nuk besoj se u duk. Nuk e di se kujt mund t’i jetë dukur. Ishte një debat i çastit dhe u pa qartë që ishte diçka e papërgatitur dhe as Saimiri nuk ishte përgatitur për një debat të tillë

    Ishte aleancë për te mbrojtur shoqen tënde Silvanën ai reagim?

    Jo, Silvana ka aq nerva dhe aq forcë sa për tu mbrojtur vetë.

    Mos ishte një lloj xhelozie që ti nuk e ke pasur këto javë një takim romantik apo puthje me Saimirin?

    Jo, për mua nuk ishte ai lloj koncepti. U zbeh ndjenja dhe s’kishte si të kishte më xhelozi. Kur s’ka më ndjenjë, nuk ka asgjë tjetër mbrapa.

    Unë nuk ndjej xhelozi sepse edhe vajzat janë pak më të vogla se unë dhe e di që janë pak më të predispozuara për t’ju dhënë pak më shumë. Unë gjithsesi mbajta vendin tim dhe jam shumë krenare për sjelljen dhe reagimin tim nga fillimi deri në fund.

    Çfarë është puthja për ty Vivien?

    Puthja është diçka shumë e bukur, nuk ka lidhje të mendohet shumë ose mos të mendohet fare. Nëse jepet, të dy kanë ndjerë diçka. Gjëja më e keqe e puthjes është të keqinterpretohet dhe të bëhet si diçka e pavlerë, ndërkohë që shumë persona e kanë si gjë shumë të shtrenjtë.

    Dikush mund ta japi dhe pa u menduar. Por për puthjen e Silvanës dhe të Suelës, mendoj se duhet ti kishin dhënë pak shumë rëndësi dhe pak më shumë peshë sepse tek të dyja ka ndjenja. Nuk mund ta konsiderojë si një stacion prove për të gjitha sepse të gjitha kanë ndjenja, të gjitha kanë vendin e vet dhe respektin për veten.

    Ti e puthe Saimirin se dëshiroje, doje ta impresionoje atë, apo të merrje vëmendjen e audiencës?

    Puthja ime ishte një baçio stampa. Nuk është se ishte një gjë shumë e madhe. Unë thjesht doja të bëja diçka që të bija në sytë e Saimirit dhe rashë në sytë e Saimirit. Atë që desha e arrita dhe filloi dhe mbaroi ashtu siç doja. M’ka pa zoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark