Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale

    Insajderi
    03 June 2017 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata e Trump ka miratuar një plan ku do i kërkojë aplikuesve për viza amerikane detaje nga përdorimi i tyre  i rrjeteve sociale.

    Sipas BBC, zyrat konsullore tashmë mund të kërkojnë të dhëna për emrat e tyre në rrjetet sociale në një pyetësor të ri. Gjithashtu u jep mundësinë autoriteteve të kërkojnë adresat e emailit, numrat e telefonit dhe një informacion biografik të 15 viteve.

    Por kjo mund të kërkohet kur nevojitet “një verifikim rigoroz për sigurinë kombëtare”, thotë për Reuters një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

    Sipas raportimeve, Departamenti i Shtetit pret që 0.5% të aplikuesve për viza tu jepet ky pyetësor.

    Kritikët argumentojnë se kjo mund të çojë në shtrirje të padëshiruar të mbledhjes së informacioneve personale jo të rëndësishme për kontrollet e sigurisë.

    Sigurimi i informacionit është vullnetar, edhe pse pyetësori i informon aplikantët se “individiët që …. nuk sigurojnë të gjitha informacionet e kërkuara mund të mos e marrin vizën amerikane”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark