Vizita e fundit e Metës si President në Kosovë, do të pritet nga Osmani dhe do t’iu adresohet deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vizita e fundit e Metës si President në Kosovë, do të pritet nga Osmani dhe do t’iu adresohet deputetëve

    Insajderi
    22 July 2022 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitën e tij zyrtare të fundit si president.

    Ai do ta përmbyllë mandatin me këtë vizitë pas ftesës që i bëri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Kjo e fundit do të jetë e para që do ta presë sot Metën me ceremoni shtetërore nga ora 9 e mëngjesit. Dy presidentët në fund do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

    Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta.

    Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Parlamentin e Kosovës për t’iu adresuar deputetëve.

    Meta sërish do të jetë me Osmanin për të marrë pjesë në në hapjen solemne të Manifestas në Prishtinë.

    Bajram Begaj do të jetë pasuesi i Metës në postin e Presidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark