×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Pushteti i Kurtit ia beson një ndërmarrje publike shokëve të Kusari- Lilas dhe Korenicës

    Insajderi
    20 July 2022 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë duke vazhduar emërimet në pozitat e Ndërmarrjeve Publike, të cilave u dalin lidhjet politike me partinë në pushtet. Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “K.R.U Gjakova” është bërë me bord të ri. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë nën kontroll edhe këtë ndërmarrje publike duke emëruar në bord militant të partisë. Ndonëse, muaj më parë kishte emëruar si kryeshef të ndërmarrjes kandidatin e VV për asamblist në Komunën e Gjakovës, Hasan Krasniqin, tani si anëtarë të bordit kanë zgjedhur Jeton Haxhijaj i cili po ashtu është pjesë e Lëvizjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi raportoi se i emëruar si anëtar i bordit nga Albin Kurti është Jeton Haxhijaha.

    Jeton Haxhijaha është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec. Ai shihet nën shoqërimin e deputetit të Vetëvendosjes dhe ish- kandidatit për krytar të Rahovecit nga kjo parti, Visar Korenica.

    Insajderi ju sjell edhe foto dëshmi të afërsisë së tyre, ku tashmë anëtari i ri i bordit “KRU Gjakova”, Jeton Haxhijaha shihet prezent në disa tubime të partisë në Rahovec.

    FOTO

    Përpos këtij, në janar të këtij viti Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës, Hasan Krasniqi, ishte zgjedhur kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.

     Ai është zgjedhur kryeshef përkundër faktit që i njëjti ishte kandidat për asamblist në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2021.

    Hasan Krasniqi ishte asamblist nga partia Alternativa nga viti 2014 deri në vitin 2017. I njëjti në vitin 2017 nuk kishte mundur të rizgjedhej. Në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asamble në listën e Vetëvendosjes pas marrëveshjes së nënshkruar në mes të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti dhe kandidates për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh kryetare e partisë “Alternativa”.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark