Një person është shoqëruar në komisariat pak minuta pas mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë.
Gazeta Shekulli raporton se uniformat blu e kanë parë si të dyshimtë të riun, i cili mbante një çantë shpine dhe e kanë shoqëruar për verifikime të mëtejshme në komisariatin e policisë.
Ndalimi i tij është bërë në sheshin “Skënderbej”. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një turist të huaj.