Në Zvicër komunitetet më të mëdha të të ardhurve e përbëjnë – sipas radhës: Gjermanët me 322 mijë, italianët me 313 mijë, komuniteti portugez me 277 mijë, francezët janë rreth 130 mijë, ndërsa kosovarët janë rreth 110 mijë banorë në Zvicër.
Presidentët e të gjitha këtyre katër shteteve nga vijnë “ausllanderët” që përbëjnë grupimet më të mëdha në Zvicër, e kanë vizituar shtetin helvetik në gjashtë vitet e fundit. Presidenti gjerman ka vizituar Zvicrën në vitin 2010, ai francez ka qëndruar në vizitë zyrtare në Bernë, më 2014, ai italian një vit më vonë.
Mirëpo, gazeta e njohur “BernerZeitung” vë theks të veçantë tek mungesa e një vizite zyrtare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kosova ka 111.00 mijë shtetas në Zvicër, presidenti i këtij vendi nuk bërë asnjëherë vizitë zyrtare në Bern”, shkruan “BernerZeitung”, raporton Insajderi.
E përditshmja zvicerane, më tej thekson se Thaçi ka studiuar në Zvicër si refugjat politik.
“Një ftesë për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte studiuar në Zvicër si refugjat politik dhe që nga prilli është zgjedhur president i Kosovës, do të ishte sinjal i mirë politik, sepse shteti më i ri në Evropë nuk njihet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, shkruan “BernerZeitung”. /Insajderi.com